Para pak qastesh, qytetarët e prishtinës vërshuan ballkonet duke bërë zhurmë me tiganë e tenxhere kundër politikanëve.
Lidhur me këtë organizim ka reaguar ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila e përkrahu këtë iniciativë duke uruar që kjo zhurmê të iu shkoj në vesh politikanëve, shkruan InLajmi.
‘’Protesta e qytetarëve nëpërmes zhurmës në ballkone, uroj t’ju shkoj në vesh politikanëve të papërgjegjshëm të cilët nuk ia duan të mirën vendit e qytetarëve, pikërisht atyre që nuk e duan zhvillimin e drejtësinë në vend, ka shkruar Haxhiu në facebook.
Ndryshe LDK-ja mbrëmë ka nisur njê mision votëbesimi ndaj qeverisë Kurti./InLajmi/