Arben Gashi shef i grupit parlamentar tha se përveç Vjosa Osmanit që nuk e ka votuar mocionin janë edhe dy deputetë tjerë të LDK-së .
Deputetët tjerë që nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen për rrëzimin e qeverisë janë: Valentina Bunjaku, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala..
Ajo për Periskopin ka konfirmuar se nuk është konsultuar ende me degën e saj, dhe se po pret një përgjigje nga dega.
‘’Nuk e kam nënshkru sepse kam me u konsultu me degën. Neve na ka delegu dega për me i përfaqësu si deputet dhe pasi ta mbaroj konsultimin me degën, sigurisht se sido që të vendos dega unë do të veproj’’,ka thënë Bunjaku-Rexhepi”./InLajmi/