Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka biseduar sot në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ai ka postuar në rrjetin social facebook duke treguar se me presidentin Erdogan kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan InLajmi.
‘Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës” ka shkruar Thaçi.
Presidenti u shpreh mirënjohës për mbështetjen e popullit turk./InLajmi/