• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Veseli: Kosova ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme

J G nga J G
18 March 2020
në Kosovë
0 0
0
Veseli: Kosova ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme
3
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sot se Qeveria ka dështuar në marrjen e masave adekuate dhe në menaxhimin e situatës pas hapjes së pandemisë me coronavirus.

Neglizhenca e Qeverisë për të testuar qytetarët që kanë hyrë në Kosovë nga vendet e prekura me coronavirus, sipas Veselit, do të rrisë edhe më shumë numrin e të prekurve dhe siç tha ai, qeveria nuk e ka idenë e menaxhimit me këtë situatë të jashtëzakonshme.

Lideri i PDK-së kërkoi që të suspendohen për së paku tre muaj të gjitha kreditë e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë.

Ai tha se Qeveria duhet të dalë urgjent me pako stimuluese për bizneset që mos të lejoj kolapsim të sistemit.

Kreu i opozitës tha se gjendja në Kosovë tanimë është e jashtëzakonshme dhe PDK do ta mbështesë formalizimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Si rezultat i depërtimit dhe përhapjes së kësaj pandemie, është krijuar gjendja e jashtëzakonshme edhe në shtetin tonë.

Kjo tanimë është fakt, pavarësisht a e shpallëm formalisht apo jo!

Mjafton të shohësh fshatrat e qytetet tona, mbylljen e shkollave, ndaljen e prodhimit, mbylljen e veprimtarive të shërbimit dhe shumicën aktiviteteve tjera socio ekonomike.

Por, ajo që na obligon të gjithë ne në këtë situatë është veprimi ynë që sa më shpejtë ta ndihmojmë vendin që ti kthehet normalitetit.

Kjo është përgjegjësi në rend të parë e Qeverisë, pastaj e gjithë neve.

Ne e dimë që dëmi akut është shëndetësor, por dhe socio-ekonomik.

Dhe ky dëm mund të lokalizohet dhe kontrollohet nëse veprojmë mençur dhe jemi të vendosur si shtet dhe shoqëri. Në të kundërtën, pasojat do të jenë më të rënda.

Meqenëse në Kosovë numri i të prekurve me Virusin COVID-19 po rritet, masat ekstreme janë të domosdoshme.

Duhet të veprojmë, sa nuk është bërë tepër vonë. Për qytetarët, për ekonominë, për të ardhmen dhe shtetin tonë.

Jemi në një situatë kur banorët e Vitisë, Klinës dhe të Malishevës janë të izoluar brenda qyteteve të tyre, përderisa edhe ne Podujeve dhe kryeqendrën tonë kemi te prekur, por kujdesi për këto komuna nuk është ai i duhuri dhe mbështetja nuk është e mjaftueshme. Rrjedhimisht, përballimi i tyre me këtë gjendje është i vështirë.

A ka dikush iluzione se kjo situatë, me përhapjen e virusit, nuk përshkallëzohet, nëse nuk merren masat ekstreme?

Është në dorën e deputetëve që të vendosin për ta kaluar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Por, edhe vetëm një jetë nëse shpëtohet, ia vlen një vendim të tillë.

Prandaj, PDK mbështet idenë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë vendin.

Masat që Qeveria ka marrë deri më tash karshi përballjes me pandeminë, për fat të keq, nuk kanë qenë të mjaftueshme. Dhe, ne jemi të shqetësuar me rolin e qeverisë në këtë situatë, sepse me paaftësinë e saj menaxhuese dhe nënvlerësimin – mund ta përkeqësoj më tutje gjendjen për qytetarët tanë.

Mos-kontrolli i rreptë i të gjithë atyre që vijnë nga vendet e prekura nga Virusi COVID-19, është gabim fatal. Neglizhenca e Qeverisë për të vepruar menjëherë për vendosjen e tyre në karantinë – përbën rrezik të madh për qytetarë tanë.

Mos-aplikimi i testeve agresive, për t’i identifikuar të prekurit me virus të ardhur nga vendet me rrezik të lartë, e që do të ndikonte në parandalimin e përhapjes së virusit, është tregues i menaxhimit të keq që po i bëhet kësaj çështjeje.

Përveç shqetësimit për shëndetin publik, tashmë kanë filluar edhe shqetësime të tjera për qytetarët tanë.

Brengat e ekonomisë dhe bizneseve të vendit tonë janë duke u injoruar nga kjo Qeveri.

Ato nuk duhet lënë pa ide dhe vendimmarrje përkrahëse për ta, siç po ndodh aktualisht.

Në këtë moment, sektori më i rrezikuar pa dyshim është sektori privat, punëdhënësi më i madh në Kosovë.

Në mungesë të lëvizjes njerëzore dhe mallrave, bizneset private rrezikojnë që të kenë mungesë të qarkullimit në këtë fazë, duke rrezikuar qindra mijëra vende të punës. Por rrezikojnë edhe furnizimin!

Është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës të ofrojë një program stimulues financiar për sektorin privat. Për t’u siguruar dhe garantuar se qytetarët e Kosovës nuk do t’i humbin vendet e punës, dhe mbi të gjitha që në fund të muajit të kenë pagën e tyre.

Gjithashtu masat e propozuara për sektorin bankar nga Qeveria e Kosovës janë të pamjaftueshme, duke dëmtuar rënd qytetarin, biznesin, por edhe vetë bankat komerciale.

Bankat duhet të ofrojnë ri-programim të kthimit të kredisë për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

Qeveria, së bashku me Bankën Qendrore dhe bankat komerciale, duhet të ofrojnë një hapësirë më të madhe sigurie, sidomos për sektorin privat.

Është me rëndësi që Ministria e Financave të bëjë pagesat për të gjithë operatorët ekonomikë që janë të kontraktuar, për të siguruar që ekonomia jonë vazhdon të stimulohet.

Është edhe një situatë tjetër që kërkon vëmendjen tonë në këtë fazë e që është largimi i mbështetjen amerikane për Kosovën. Ku shenjat e para janë evidente me suspendimin e programeve mbështetëse në vlerë prej qindra miliona euro. Largimin e një investimi gjigant ekonomik dhe largimin potencial të forcave amerikane nga vendi ynë.

Por, për këtë çështje më rëndësi, do të flasim gjatë ditëve tjera në vijim./InLajmi/

Tags: Ekspertët kosovarëKosovaqeveriaVeseli
Postimi i mëparshëm

Kurti i pranon tre propozimet e LDK-së për zëvendësministra

Postimi tjetër

Këngëtari i njohur Xeni vetë-izolohet

Të ngjajshme Postime

Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato
Kosovë

Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato

25 September 2025
Postimi tjetër
Këngëtari i njohur Xeni vetë-izolohet

Këngëtari i njohur Xeni vetë-izolohet

Lajmet e fundit

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu