Kryeministri u deklarua gjatë konferencës edhe për shkarkimin që iu bë sot ministrit Agim Veliu
I pyetur për arsyen ai tha se nuk ka të drejtë një ministër në orët e vona të natës të marrë vendim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, të gjithë e kemi të drejtën e fjalës së lirë por jo në epitetin e ministrit, shkruan InLajmi.
Përhapja e panikut në media, se numri i të infektuarve me koronavirus po rritet pa asnjë bazë shkencore apo raport institucional është e paparanushme për qeverinë e tij, prandaj edhe u morrë vendimi për lirimin e ministrit Veliu nga detyra.
Kurti tha se shkarkimi nuk kishte të bëjë me arsye të tjera sepse po të kishte do ta zëvendësonte me ndonjë minister te preferuar, gjë të cilën ia la në dorë LDK-së./InLajmi/