Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se është vazhdimisht në përcjellje të gjendjes aktuale në kryeqytet, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se çdo shitës që nuk bindet me vendimin e qeverisë do të ndeshkohen me konfiskimin e mallrave.
Më tej përmes disa fotove Ahmeti tregon se po punohet në pastrimin e rrugëve dhe kujdesin kundër përhapjes së Covid19.
Ahmeti i falënderon inspektorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes dhe përcjell mesazh te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
Postimi i plotë:
Largim i shitësve; konfiskim i gjësendeve dhe mallrave të atyre që nuk binden; pastrim i rrugës dhe trotuareve.
Ndryshe nuk bëhet!
Ju lumtë inspektorëve dhe kompanive të mirëmbajtjes që po angazhohen maksimalisht, për të mirën e të gjithëvë – me e pa orar!
Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët!
#rriNshpi
/InLajmi/