Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot kanë ndaluar një tregtar në fshatin Pestovë, i cili në momentin e inspektimit po shiste 100kg miell 80€, shkruan InLajmi.
Inspektoriati I Komunës së Vushtrrisë bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndaluar qytetarin I cili po shfrytëzonte këto ditë e po shiste miell me çmim shumë lartë, rastin e kishte lajmëruar një qytetar dhe sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës rritja e çmimeve në këto situata åshtë vepër penale dhe denohet me ligj. Furnizime ka mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik por për kujdes nga të gjithë, thuhet ndër të tjera në postimin nga faqja e Komunës së Vushtrrisë.
Postimi i plotë:
Njoftim për medie
Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Stacioni në Vushtrri, pas raportimeve të një qytetari, sot kanë ndaluar një tregtar të pandërgjegjshëm në fshatin Pestovë, i cili në momentin e inspektimit po shiste 100kg miell 80€. Rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj. Tregtarët e pandërgjegjshëm po e prishin imazhin e shumicës së bizneseve që me nderë po e kryejnë punën e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme.
Furnizime ka mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik por për kujdes nga të gjithë. /InLajmi/