Ka shkuar në 491 numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë, derisa numri i të infektuarve tashmë është rritur në 11 mijë e 178, njofton Ministria e Shëndetësisë në këtë vend.
Vetëm në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 1 mijë 987 raste të reja me koronavirus, tha drejtori i qendrës për emergjenca gjatë një konference për shtyp në Madrid.
Rastet me të mëdha të të infektuarve janë në kryeqytetin Spanjoll.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në mbarë botë ka shkuar në 187 mijë e 787, ndërsa kanë vdekur 7 mijë 478 persona.
Koronavirus Covid-19 deri tani ka prekur 162 vende dhe territore në mbarë botën, raporton Lajmi.net
Numri i të vdekurve tash është më i madh jashtë Kinës, sesa brenda saj. Ky virus për herë të parë është paraqitur në Wuhan të këtij shtetit më 31 dhjetor 2020.