Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, ka njoftuar të gjithë qytetarët se Serbia dhe Mali i Zi, kanë marrë vendim që të ndalojnë hyrjen e veturave nga Kosova me përjashtim të atyre që bartin mallra.
Në njoftim thuhet se këto masa do të zgjasin deri në një vendim tjetër, transmeton Telegrafi.
“Ju ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Serbisë #SRB, për të gjithë shtetasit / veturat, autobusët dhe minibusët e Republikës së Kosovës #RKS që posedojnë dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës #RKS. Do të lejohet hyrja vetëm e automjeteve komerciale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, QKMK ka njoftuar edhe për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Malit të Zi.
“Sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Malit të Zi #MNE. Ju ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Malit të Zi #MNE, për të gjithë shtetasit / veturat, autobusët dhe minibusët e Republikës së Kosovës #RKS. Do të lejohet hyrja vetëm e automjeteve komerciale (ata të cilat bartin mallra). Kjo masë do të zgjasë deri në një vendim tjetër. Po ashtu edhe aeroporti i #Podgoricës është i mbyllur”, vijon njoftimi.
Ndryshe, Mali i Zi vazhdon të mbetet i paprekur nga coronavirusi, ndërkaq në Kosovë numri i personave të infektuar me (COVID-19), ka shkuar në 16, ndërsa në Serbi numri i personave me këtë virus është 57