Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka folur për mobilizimin e ushtrisë në rast se kërkohet nevoja për tu përballur me koronavirusin.
Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës është e gatshme të përballojë një situatë të jashtëzakonshme nëse ajo shpallet nga ana e Presidentit të Kosovës.
Gjatë bisedës, Rama ka treguar se asnjë ushtar i FSK-së nuk është prekur nga virusi Covid 19 por megjithatë tha se njëri prej tyre është në karantinë, ka qenë sot i ftuar në T7.
“Nuk kemi asnjë rast deri tash tek pjestarët tanë. Dua ta njoftoj opinionin publik se rasti i fundit në Podujevë, vëllau i atij të infektuarit është pjestarë i FSK-së. Është në karantinë në shtyëpinë e tij. Nuk ka një sinjal ose naj nevojë për tretman të vecnatë jem në kontak por ai nuk ka ndonjë shqetësim nga ai dhe shpresojmë të mos ket”, ka thënë Rama.




















