‘’Në këtë kohë të papërjetuar ndonjëherë askund në botë, Kosova nuk është vend i izoluar, është e përfshirë nga koronavirusi, që paraqet shqetësim për gjithë botën, njerëzimin, por edhe për Kosovën pas paraqitjeve të rasteve të ditëve të fundit. Dëshiroj të falënderoj të gjithë mjekët, infermierët dhe personelit shëndëtësor për punën e pakursyer edhe si heronj që po e bëjnë kudo. Falënderoj policinë, ushtarët e FSK’së dhe gjithë njerëzit e angazhuar në përballimin e kësaj situate’’, tha presidenti.
‘’Tani do të ballafaqohemi me një të keqe të mund ta tejkalojmë vetëm bashkërisht. Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim maksimal për gjithë bartësit e insitucioneve që ta përballojnë këtë situatë. Por realiteti është i hidhur, pa dashur që të zgjoj panik por të thërras për vigjilencë, ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ta ruajmë njëri tjetrin me masat dhe këshillat.
Pas konsultave që zhvilluam edhe me kryeministrin por edhe me KSK, dëshiroj të potencoj që të mos eskalojë situata më tutje. Kërkohet nga gjithë ne të jemi në krye të përgjegjësive tona, prandaj nuk kam menduar që do të vijë ky moment të deklarojë këtë që sonte jam i të detyruar të propozojmë, duke respektuar Kushtetutën. Do t’i propozoj Kuvendit dekretin për gjendjen e jashtëzakoshme në Kosovë. Që përfshin edhe mobilizimin e tërësishëm të FSK’së në Kosovë. Ky dekret po ndodh për shkak të përhapjes së kornavirusit