Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pranuar në llogarinë e tij në facebook dy mesazhe kërcënuese.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai duke bërë me dije se ju beson institucioneve të republikës së Kosovës, dhe duke zbuluar se njëri nga kërcënuesit ka qenë pjesë e strukturave të brendshme të PDK-së në Vushtrri, shkruan InLajmi.
Ai ju ka bërë thirrje të gjitha strukturave politike sidomos atyre të PDK-së që ta ruajnë kulturën politike.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Dje gjatë paradites kam pranuar dy mesazhe me përmbajtje kërcënuese për jetën time nga dy llogari të ndryshme në Facebook. Rastin e kam paraqitur në policinë e Kosovës sepse unë i besoj institucioneve të Republikës. Pasi që rasti u bë publik sot, e konsiderova të rëndësishme të bëjë këtë njoftim. Siç i kam thënë edhe Policisësë Kosovës, njëri nga kërcënuesit ka qenë në komunikim me strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtrri. I bëjë thirrje subjekteve politike në Vushtrri, sidomos PDK-së të ruajnë kulturën politike tolerante dhe të mos nxisin urrejtje mbi baza politike.
Nuk kam kërkuar dhe as nuk kërkojë mbrojtje sepse konsiderojë që angazhimi ynë është në interesin e qytetit dhe të qytetarëve të Vushtrrisë dhe asnjë kërcënim nuk do të na ndalë.
I juaji,
Xhafer Tahiri/InLajmi/