Nuk ka tē infentuar me koronavirus, në komunën e Prizrenit”, u shpreh i pari i shēndetësisē nē këtē komunë Z. Visar Shehu, raporton InLajmi.
Meqe disa media ka dalë informata se nga dy raste të reja te infektuarve me Coronavirus, njĕri është nga fshati Korishë afër Prizrenit, InLajmi kontakoi me Z. Visar Shehu, drejtor i Drejtorise të Shēndetësisē nr Prizren, i cili na tha: “Për hir të informimit tē opinionit publik, si drejtor i Shëndetësisë i Komunës sē Prizrenit, ju informojë që deri sa po e zhvillojmë këtē bisedë, nuk ka asnje rast pozitiv me COVID-19 në komunën tonē.
Për dy raste të dalura në media, njëra është me vendqĕndrim në fshatin Korishë, por ky rast ēshtē identifikuar në aeroportin “Adem Jashari”, dhe pasi qē ka rezultuar pozitiv është dërguar në QKUK. Personi në fjalë tani më është izoluar dhe nuk ka patur kontakt me askend nē Komunēn e Prizrenit”, na tha Z. Shehu. Osman Goranci/InLajmi/