Kryetari i Suharekës, Bali Muharrmaj, ka bërë të ditur se momentalisht, gjendja në qytetin që ai drejton është e qetë, dhe se nuk ka vend për panik. Mirëpo përkundër kësaj ai ka zhvilluar vizita nëpër qendrat e mjekësisë familjare në komunën e tij, për të parë nga afër situatën.
Muharremaj, ka bërë të ditur se janë krijuar shtabet emergjente dhe se është bërë dezinfektimi i të gjitha objekteve komunale.
Ndërsa nën përcjellje i kanë 37 persona, e të cilët kanë ardhur nga vendet e prekura me virusin Covid-19.
“Momentalisht gjendje e kemi të qetë në Suharekë ,nuk kemi panik, e kemi në kontroll, e kemi ekipet që janë në gjendje gatishmërie 24 orë për qytetarët, e kemi bërë shtabin është bërë dezinfektimi i të gjitha institucioneve komunale, çerdhet, shkollat, ambulancat, kështu qe sot apelova të kryetarët e fshatrave dhe drejtorët e shkollave që të apelojnë për çdo informatë që kanë nga njerëzit që vijnë në fshatrat e tyre që është vendlindja e tyre, ne pastaj i marrim në kontroll. Momentalisht gjendja është e qetë, nuk ka raste. Nuk ka të dyshuar, kemi në përcjellje 37 persona t ë ardhur nga Italia, kështu që deri tash nuk ka shqetësime në komunën e Suharekës”, tha Muharremaj, në një intervistë për IndeksOnline
Ai ka njoftuar se komuna e tij për të përballuar situatën emergjente, dhe mungesën eventuale të ushqimit në mesin e banorëve të Suharekës, ka ndarë 20 mijë euro, mirëpo që për shkak të procedurave tashmë ligjore që ngadalësojnë procesin, do tu duhet të veprojnë shpejtë, me procedura të tjera.