Pas vendimit të Qeverisë dhe situatës së krijuar në Republikën e Kosovës, Komuna e Deçanit është duke i përcjellë përse afërmi zhvillimet të cilat janë krijuar si pasojë e COVID-19, ku me këtë rast ka masat e duhura.
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, falënderoi qytetarët në përgjithësi, po ashtu dhe bizneset që kanë respektuar vendimet e nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Institutit të Shëndetit Publik dhe vendimet që kanë dalë nga Komuna e Deçanit.
Ai tha se shqetësimi vazhdon të jetë në raport më Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e cila ende nuk është pajisur me mjetet e nevojshme që t’i përgjigjet kësaj situate.
“Duke pas parasysh që mjekët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjarë janë të parët që ballafaqohen më këtë situatë ne si institucion komunal me aq sa kemi pas mundësi i kemi pajisur më mjetet e nevojshme por që nuk janë të mjaftueshme karshi numrit të banorëve të cilët ka komuna e Deçanit. Kërkojmë edhe një herë nga Ministria e Shëndetësisë që të bëjë furnizimin e QKMF-së në Deçan më pajisjet e nevojshme”, tha Ramosaj./InLajmi/