Nju Jorku, nga e hëna, mbyll shkollat, restorantet dhe baret, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit.
“Qyteti ynë po përballet me një kërcënim të paparë dhe ne duhet të përgjigjemi sikur të jemi në gjendje lufte”, tha kryetari Bill de Blasio.
“Do të fillojmë mësimin digjital nga e hëna dhe do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’i ndihmuar fëmijët”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar 69 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe 3,774 infeksione.
Nju Jorku, i cili ka mbi tetë milionë banorë, ka regjistruar pesë viktima, raporton REL.
Secila prej tyre ka pasur probleme paraprake shëndetësore, kanë thënë zyrtarët.