Rrjeti i shitësve me Pakicë përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se orari i punës do të jetë nga ora 08:00 deri në 20:00, shkruan InLajmi.
Si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit orari ynë i punës do të jetë nga ora 8:00 deri në 20:00 në të gjitha pikat tona thuhet në njoftim.
E gjithë kjo është bërë në koordinim me Rrjeti i Shitësve me Pakicë me qëllim për t’ia lehtësuar orarin e punës stafit tonë të cilët kanë bërë një angazhim të pandalshëm gjatë kësaj kohe.
Në këtë njoftim thuhet se do të njoftojnë me kohë për një vendim të ardhshëm. /InLajmi/