Disa prej krerëve më të lartë të BE-së do të mbajnë sot takim rreth pandemisë së Koronavirusit që është përhapur shpejt anembanë Evropës.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të diskutojë shpërthimin e këtij virusi me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel bashkë me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar Elysee Palace.
Fracna dhe Gjermania janë përballur me numër të madh të rasteve me COVID-19 – me më shumë se pesë mijë persona të prekur në secilin vend, njofton Klan Kosova.
Në total gjashtë nga dhjetë vendet më të prekura nga kjo pandemi, janë nga Evropa.