Pas paraqitjes së rasteve me koronavirus në Kosovë, të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë.
Ai ka thënë se gjendja e të prekurve nga koronavirusi është stabile dhe se ata nuk kanë nevojë të qëndrojnë në Klinikë, do të lirohen brenda dy ditëve, për veç të moshuarit 77 vjeçar, i cili ka nevojë për oksigjen.