Komuna e Obiliqit, rikonfirmon që në Obiliq nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus.
Nëpërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale rikonfirmon se personi në fjalë i cili kishte ardhur nga Londra nuk ka ardhur fare në Komunën e Obiliqit, shkruan InLajmi.
Siç njofton kumtesa, rastet e fundit të rezultateve laboratorike të dalura nga IKSHPK, njëri nga pacientet i cili është identifikuar me COVID-19 është nga Komuna e Obiliqit, por personi i prekur është ekzaminuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” që nënkupton se personi në fjalë nuk ka ardhur fare në Komunën e Obiliqit.
“Pra, bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Obiliqit që të jenë të qetë dhe se deri në këto momente nuk ka vend për panik, por të shtojmë sa më shumë kujdesin dhe të ju përmbahemi rekomandimeve të MSH-së dhe IKSHPK-së”, thuhet në njoftim./InLajmi/

















