Ish anëtari i PSD-së Dardan Sejdiu ka reaguar lidhur me vendimin e bankave për trajtimin e klientave për kredi
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ai e ka cilësuar vendimin si shpërfaqje serioze dhe ka të bëjë kryekput me politika ekonomike, shkruan InLajmi.
Me këso vendime BQK është duke u siguru që edhe ajo pak ndërmarrësi e prodhim që ka filluar të zhvillohet në Kosovë, t’i nënshtrohet diskrecionit vendimarres të bankave komerciale, ka shtuar Sejdiu.
Postimi i tij i plotë:
Vedimi i BQK-së në lidhje me trajtimin e klienteve me kredi që duhet ti bëjnë bankat komerciale është shperfaqja më serioze e impotences që ka ky vend vis-a-vis politikave ekonomike.
Me këso vendime BQK është duke u siguru që edhe ajo pak ndërmarrësi e prodhim që ka filluar të zhvillohet në Kosovë, t’i nënshtrohet diskrecionit vendimarres të bankave komerciale!
Pra, profiti bankar karshi ndërmarrjes!
Po besoj që është e qartë se për çka do vendosin bankat!
Shembuj ka plotë, guxim me vepru duhet!
Dardan Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Partinë Socialdemokrate tash e katër muaj./InLajmi/