Përbërësit: 4 veze 1 gote uji sheqer 1 gote vaj 1 gote qumësht 2 gota miell 2 luge kakao 1 pluhur paste 1 sheqer vanile
Përgatitja:
Se pari kallëpi ku do të piqet ëmbëlsira duhet të lyhet me yndyre dhe të përmallet. Pastaj tundim vezët me sheqer dhe sheqervanile derisa te shkrihet sheqeri dhe pastaj shtojmë vajin, qumështin dhe miellin e përzier me pluhur paste (pecive, plhur për pjekurina, bakin) dhe përzihet ngadalë që të mos bie masa e brumit. Pastaj këtë brum e ndajmë në dy pjesë ku njërës i shtojmë kakaon dhe e perziejme mire .Pastaj fillojme te qesim brumin ne kallep nga tri luge brum duke filluar nga mesi i kallëpit(tepsise) dhe pastaj tri nga e kafta dhe kështu derisa të konsumohet masa. Duhet pasur kujdes qe kallëpi gjatë mbushjes me brum të mos tundet që mos të përzihen brumerat dhe piqet në temperaturë 180 për 40 minuta. Pas pjekjes e sheqerosim me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!
/InLajmi/