Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik pas rasteve të shënuara me koronavirus në vend.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpalljen e Emergjencës për Shëndetin Publik.
Siç bëhet e ditur në njoftim, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 11-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri Albin Kurti, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim që të shpallë emergjencë për shëndetin publik.
“Sipas vendimit, obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konform Planit të reagimit kombëtar dhe aktivizimit të funksionit mbështetës emergjentë 8 (FME8 shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore)”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik./InLajmi/