Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e jashtëzakonshme, ka marrë vendim për masa shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19 në vazhdimësi të vendimit të Qeverisë Nr.01/09, të datës 13 mars 2020.
Masat shtesë që janë ndërmarrë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës janë si në vijim:
1.Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës.
2.Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi, thuhet ndër të tjerash në komunikatë. /InLajmi/