Kryeministri i Kosovës ka dy falënderime në lidhje me ligjin e miratuar për buxhetin 2020.
Kurti përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook tha se qëndrimi i deputetëve për mbi dhjetë orë në Kuvend për ta miratuar ligjin për buxhetin 2020 dëshmoi përgjegjësi të lartë përballë situatës së pandemisë që ka prekur tashmë sidomos kontinentin tonë, shkruan InLajmi.
Postimi i plotë i tij:
Dy falënderime
Qëndrimi i deputetëve për mbi dhjetë orë në Kuvend për ta miratuar ligjin për buxhetin 2020 dëshmoi përgjegjësi të lartë përballë situatës së pandemisë që ka prekur tashmë sidomos kontinentin tonë. I falënderoj deputetët e LDK-së, ata të pakicave dhe të VETËVENDOSJE!-s, për përkushtimin dhe mbështetjen. Në veçanti, i falënderoj deputetët me probleme shëndetësore, prej z. Fetah Rudit në karrocë invalidore e deri te z. Hatim Baxhaku i operuar në zemër para vetëm një muaji e gjysmë.

Organizimi dhe mbarëvajtja e mbledhjes së djeshme të jashtëzakonshme nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani, ishte i jashtëzakonshëm. Nga kontrolli mjekësor në hyrje të sallës gjer te ndjekja e përpiktë e hollësive procedurale. Ishte kjo një ditë e gjatë me sukses të plotë. Miratimi i buxhetit vjetor është ndër hapat më të rëndësishëm për të përballuar sfidat aktuale, e për të zbatuar programin e qeverisë së ndryshimit. Të falemnderit Kryeparlamentare./InLajmi/