Pas shpalljes së “Coronavirusit” pandemi nga OBSH-ja, dhe pas paraqitjes së pesë rasteve në Kosovë, qytetarët prizrenas, ashtu sikur në gjithë vendin, nga frika se mund të mbesin pa furnizime elementare për jetesë, po ia mësyejnë marketeve dhe qendrave tretgare, që të sigurojnë rezerva ushqimore për ditët ose javët që pasojnë, shkruan InLajmi.
Lidhur me këtë, për InLajmin u prononcua z. Irfan Fusha pronar i Companisë “ABI”, i cili u shpreh se supermarketet e kësaj Compania, “Abi Center”, Abi Plus”, “Abi Store” dhe “Furra Abi”, kanë furnizime të mjaftueshme prandaj nuk ka nevojë për panikë. “Për momentin nuk është gjendja alarmante, pos miellit kemi furnizime të mjaftueshme, përkundër faktit se ka pak vonesa në furmizim pasi ka kërkesa të mëdha të popullatës.
Mungesa e miellit është për arësye se furnitorët na kanë ofruar miell me çmim pak më të lartë se që e kishim në shitje këto ditë. Mirëpo, besoj se do të zgjidhet edhe qështja e furnizimit me miell. Poashtu edhe mjete higjienike e sanitare, kemi në sasi të mjaftueshme, ngase Ndërmarrje “Er Abi” është duke punuar me kapacitet të plotë, e cila ka filluar edhe prodhimin e dezinfektuesve me alkool, prandaj as në këtë drejtim nuk duhet të ketë shqetësim”. Ndërkaq, sa i përket frikës të konsumatorëve nga ngritjet e çmimeve të artikujve të konsumit të gjërë, Z. Fusha për InLajmin, tha; “Meqë po mundohemi të jemi gjithëherë në shërbim korrekt me konsumatorët tanë, tash për tash pasi që kemi furnizime të mjaftueshme në depot tona, nuk ka lëvizje të çmimeve në Qendrat tretgare të Companisë “ABI”.
Më vonë kjo do të varet nga furnitorët dhe reagimi i Institucioneve tona qeveritare”. “Pas mbylljes për konsumatorë, sipas vendimit të Institucioneve tona, “ABI Çarshia” i ka marrë të gjitha masat e duhura për parandalimin dhe dezinfektimin e hapësirave ndaj virusit Covid -19.
Këto ditë janë dezinfektuar të gjitha njësitë e Companisë “ABI”. Abi Center, Abi Plus, Abi Store, Abi furra, Er Abi, Hotel Abi, për të eliminuar të gjitha mundësitë për bartjen e viruseve, me qëllim që të gjithë konsumatorët dhe punëtorët tonë të frymojnë në ambientet më të sigurta”, – na tha në fund të bisedës z. Irfan Fusha.
Në fund të theksojmë se kjo Compani për nevojat e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, këto ditë ndau 3 mijë kg miell, që do t’ju shpërndahen familjeve skamnore.Osman Goranci/InLajmi/