Disa emigrantë në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll janë sulmuar mes veti, pas kësaj ata kanë sulmuar edhe trupat e sigurimit që punojnë aty.
Klan Kosova ka kontaktuar me Drejtorin e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi, i cili deklaroi se pas sulmit që është bërë edhe ndaj trupave të sigurimit kanë thirrë policinë të cilët janë marrë me personat në fjalë.
Ai po ashtu tha se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ambulanca pasi personat kishin lëndime. Në këtë qendër aktualisht janë duke qëndruar 56 persona ndërsa në qendrën tjetër në Magurë janë 106.
Objekti i kësaj qendre është propozuar nga Ministria e Shëndetësisë të krijohet si karantinë për të prekurit me koronavirus.