Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me deklaratat që u bënë sot në seancën e kuvendit të Kosovës.
Pas kushtëzimit të AAK-së që i bëri qeverisë, duke kërkuar krijimin e një fondi për gjendjen e krijuar me koronavirus në këmbim të votimit të buxhetit, ajo tha se kjo qasje është e paparanueshme, shkruan InLajmi.
Ajo ka theksuar se mosvotimi i buxhetit e dërgon vendin në krizë të thellë.
Postimi i saj i plotë:
Opozitës po i duket pak që vendi po përballet me situata e rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID – 19. Numri i të infektuarve mund të rritet ndërsa nuk mund të shpenzohet buxheti i ndarë pa miratim buxheti.
Me refuzimin për votim të buxhetit ata po duan ta fusin vendin në krizë të thellë!
Kjo qasje është e papranueshme! Fatkeqësisht ende kanë frustrimin e humbjes së pushtetit, nuk iu ka mbetur asnjë grimcë përgjegjësie e humaniteti./InLajmi/