Numri i personave të prekur me koronavirus po vazhdon të rritet në gjithë botën.Italia për momentin është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi. Duke u raportuar mbi 17 mijë raste, ku ndër ta 1200 kanë vdekur, shkruan InLajmi.
Nga vriusi vdekjeprurës CONVID-19 nuk kanë shpëtuar as futbollistët.
Pas Daniele Ruganit të Juventusit, i pari që u konfirmuar pozitiv, më pas u konfirmua edhe për disa lojtarë të Sampdorias, si dhe mbrëmë për sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic. Tani te Fiorentina janë prekur edhe dy lojtarë tjerë, kapiteni German Pezella dhe ish-sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i Sky Sport Fabrizio Romano përmes një postimi në Twitter./InLajmi/