Është duke u mbajtur seanca e kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për shqyrtimin e projektligjit për buxhetin e vitit 2020.
Në nisje të seancës kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u ka kërkuar deputetëve të mos flasin nga foltorja e Kuvendit, për shkak të mundësisë së infektimit me Koronavirus, shkruan InLajmi.
Ajo gjithashtu ka apeluar të mos preken sipërfaqet e Kuvendit per shkaqe sigurie.
Shefi i grupit paralamentar të AAK, Daut Haradinaj në nisje të fjalës së tij me shaka tha se qytetarët do të gëzoheshin në rast se deputetët do të infektoheshin me koronavirus.
Seanca është duke u zhvilluar dhe në rend dite ka vetëm një pike, projektbugjetin për vitin 2020./InLajmi/