Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht, shkruan InLajmi.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka falenderuar punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik, duke thënë se kjo gjendje nuk e humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën – edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht. Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë. Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer. Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku./InLajmi/
https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157184557667759