Sllovakia ka mbyllur kufijtë e saj tokësorë kundër përhapjes së koronavirusit duke pezulluar rregullat normale të zonës Schengen.
Sllovakia ka shtuar kontrollet mbi kalimet kufitar në të gjitha vendet fqinje, përveç Polonisë.
”Udhëtarët të cilët nuk do të jenë në gjendje të dëshmojnë vendbanimin në vendin tonë, ose të shfaqin një pasaportë të vlefshme sllovake, do të refuzohen”, konfirmoi zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Peter Lazarov.
Pas mbylljes së aeroporteve të saj në fillim të kësaj jave, Sllovakia ka ndërprerë lidhjet ndërkombëtare hekurudhore dhe me autobusë me të gjashtë fqinjët e saj, katër prej të cilëve i përkasin marrëveshjes së kufirit të hapur të Schengenit.
Vetëm trenat e mallrave do të lejohen të kalojnë, transmeton Periskopi.
Sllovakia ka konfirmuar 21 raste me coronavirus dhe asnjë vdekje.