Pas rastit me koronavirusin në Kosovë kanë reaguar ministra e deputetë të kabinetit qeveritar.
Pas presidentit e kryeministrit, janë kryetarët e partive ata që kanë apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes e jo frikë, shkruan InLajmi.
Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka postuar në rrjetin social facebook duke ju dëshiruar qytetarëve shëndet.
“Zyrtarisht kemi 2 raste të konfirmuara me COVID – 19. I lutem të gjithëve që të shtojnë kujdesin dhe t’i përmbahen të gjitha udhëzimeve. Shëndet”, ka shkruar ajo.
Edhe i pari AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se vetëm së bashku mund t’ia dalim “Shërim të shpejtë për personat e infektuar. Së bashku ia dalim. Jo nevojë për panik” ka thënë ai.
Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi, ka shkruar se duhet t i bindemi masave shtetrore dhe ta shtojmë vigjilencën.
“Zyrtarisht kemi konfirmimet e para në Kosovë me virusin COVID-19. T’i bindemi masave shtetrore, t’i ndjekim me përkushtim udhëzimet profesionale mjekësore dhe shkencore. Ta shtojmë vigjilencën dhe kujdesin.
Së bashku do ta fitojmë këtë betejë.
Shëndet miq!”/InLajmi/