Sindikata e Puntorëve e RTK-së është e pakënaqur me bugjetin momenat e që del të jet i zbritur diku rreth 2.8 milionë më pak se vitin e kaluar nga Qeveria e Kosovës, shkruan InLajmi.
Përmes një deklarate SPERTK bën thirrje që ky gabim të përmirësohet dhe most të lejohet nga Kuvendi I Kosovës dhe buxheti të jetë si ai i vitit paraprak dhe shton se me bugjetin e paraparë RTK-ja do të shkatërrohet por këtë nuk do ta lejojnë puntorët dhe përgjegjësit e saj.
Deklarata e plotë:
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së e ka marrë me shqetësim informatën se Qeveria e Kosovës i ka zbritur buxhetin edhe ashtu të vogël të RTK-së, diku rreth 2.8 milionë më pak se vitin e kaluar, ulje të cilën e kanë paraparë në project buxhetin për vitin 2020, i cili pritet të miratohet këto ditë në Kuvendin e Kosovës.
SPERTK i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës si themelues i RTK-së që të mos lejojë një gjë të tillë dhe të përmirësojë këtë gabim, duke e rikthyer buxhetin e RTK-së në lartësinë që kishte në vitin 2019 deri në miratimin e ligjit të ri të RTK-së.
“Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, mediumi publik nuk rregullohet duke ia shkurtuar buxhetin dhe duke ia pamundësuar funksionimin. Nëse nuk kthehet buxheti i RTK-së në lartësinë sikurse vitin paraprak, RTK-ja do të shkatërrohet përfundimisht, ndoshta dikush edhe dëshiron këtë gjë por të gjithë kolegët tanë së bashku nuk do ta lejojnë një gjë të tillë dhe do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet ligjore”, thuhet në reagimin e SPERTK.
Sipas SPERTK me uljen e buxhetit të RTK-së nuk rrezikohen vetëm punëtorët e këtij mediumi, por edhe zhvillimi dhe ekzistenca e RTK-së.
“Andaj ju bëjmë thirrje të gjithëve që ta korrigjoni këtë gabim, ndryshe ne do të bëjmë thirrje dhe do të organizojmë protesta. Po ashtu do të përdorim të gjitha format ligjore për ta kundërshtuar ashpër uljen e buxhetit të RTK-së. Sindikata edhe njëherë kërkon nga deputetët që ta marrin parasysh kërkesën tonë dhe ju bën me dije se nuk do ta lejojë një gjë të tillë me asnjë kusht. Ne, deri në leximin e parë, do të ndjekim me vëmendje se çfarë do të ndodhë me kërkesën tonë”, thuhet tutje në reagimin e SPERTK. /InLajmi/