Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia para pak çastesh në një konferencë për media konfirmuan dy raste pozitive të koronavirusit në Kosovë.
Ata apeluan tek qytetarët që të mos kenë frikë dhe mos ti drejtohen spitalit nëse kanë kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme tjera akute, shkruan InLajmi.
Për të gjithë qytetarët e Kosovës është bërë i ditur edhe numri ku mund të lajmërohen ata në rast se kanë nevojë.
Ky është numri që e kemi vënë në dispozicion: 03820080800./InLajmi/