Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me virusin COVID19.
“Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëri është i moshës 20 vjeçare dhe tjetri i moshës mbi 70 vjeçare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.”, tha ministri Vitia.
Në këtë konferencë u dhanë informata të sakta lidhur me gjendjen më të re me Coronavirusin në Kosovë.
Pra edhe Kosova është e prekur nga pandemia koronavirusi, kjo u konfirmua nga Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kujtojë se në Shqipëri deri më tani nga koronavirusi ka vdekur një person. /InLajmi/