Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se ka filluar të dezinfektohen hapësirat e aeroportit dhe automjetet e shërbimeve operative.
Përmes një njoftimi në faqen e aeroportit janë publikuar disa fotografi gjatë dezinfektimit.
“ANP ‘Adem Jashari’ ka filluar me dezinfektimin e hapësirave të aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative!”, thuhet në postim.
Theksojmë se më shumë se 10 mostra të pacientëve janë dorëzuar sot në IKSHP nga ana e zyrtarëve të Klinikës Infektive me dyshimet për koronavirus./InLajmi/