Duke nisur nga dita e nesërme Danimarka do të mbyllë kufijtë e saj. Lajmin e bëri të ditur kryeministri, Mette Frederiksen, i cili tha se kufiri do të qëndrojë i bllokuar deri në 13 prill.
Sipas kryeministrit, kushdo që nuk është shtetas danez nuk do të jetë në gjendje te hyjë në Danimarkë, përveçse nëse është një emergjencë e jashtëzakonshme ose e lidhur me një kapacitet zyrtar pune.
Kjo masë përjashton mallrat, veçanërisht produktet ushqimore, të cilat do të jenë ende në gjendje të hyjnë në Danimarkë.
Ushtria Daneze do të angazhohet për ruajtjen e kufirit të Danimarkës.
Frederiksen u bëri thirrje të gjithë danezëve të shmangin udhëtimet e gjata jashtë vendit gjatë pushimeve të ardhshme të Pashkëve.