Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se ka mbyllur zyret dhe ka ndërprerë çdo aktivitet pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vend.
Përmes një njoftimi AGK ka thënë se puna do të vazhdojë online deri më 27 mars.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë dhe partnerë,
Duke filluar nga e hëna, 16 mars 2020, zyrat e AGK-së do të mbyllen, ndërsa puna do të vazhdojë online deri më 27 mars 2020. Tashmë kemi anuluar të gjitha aktivitetet publike të organizatës deri në një vendim tjetër.
Me këtë rast u bëjmë thirrje kolegëve të jenë të kujdesshëm gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke ndjekur këshillat për mbrojtjen nga virusi Covid-19.
Paçi shëndet! /InLajmi/