“OAK-ja përshëndet vendimet e mbrëmshme të Qeverisë për masat mbrojtëse dhe kërkon që të këto masa të merren edhe për bizneset dhe punëtorët që do të detyrohen të mungojnë në procesin e punës gjatë ditëve në vijim.
Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e më hershme kjo pandemi mund të shkaktojë vështirësi financiare qoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive, transmeton Indeksonline.
Oda e Afarizmit kërkon që Qeveria të marrë masa për shtyrjen e mundshme të tatimeve dhe kredive, ndërsa bizneset që do të pësojnë dëme nga kjo pandemi të gjendet mënyra e kompensimit të tyre”, thuhet në komunikatë.