Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja “Qendra e Studentëve në Prishtinë” përmes një statusi në facebook. Po vazhdohet të merren masa për mbrojtjen nga koronavirusi, shkruan InLajmi.
Postimi i plotë
Njoftim
Njoftohen studentët banues në konvikte se me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Nr.01/07.
Qendra e Studentëve në Prishtinë merr vendim për mbylljen e konvikteve dhe mensës së studentëve.
Mensa do të jetë e mbyllur nga dt.12.03.2020 nga ora 14:00 ndërsa konviktet nga dt. 13.03.2020 deri në ora 14:00, deri më datën 27.03.2020. /InLajmi/