Komuna e Prishtinës ka vendosur ta dezinfektojë Stacionin e Autobuseve në kryeqytet.
Stacioni i Autobuseve është vend i frekuentuar nga shumë udhëtarë gjatë gjithë kohës.
Konform vendimit të Kryetarit Shpend Ahmeti, dezinfektimi i hapësirave dhe pajisja me mjete mbrojtëse janë masat e aplikuara për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit!
Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!/InLajmi/