Në Kosovë dje u morrën disa vendime lidhur me koronavirusin, ku njëra ndër to ishte edhe mbyllja e restoranteve pas orës 23.
E kjo gjë si duket disa puntorëve të Shëndetësisë nuk iu ka pelqyer dhe e kanë zëvendësuar atmosferen festive në punë, shkruan InLajmi.
Një video e cila është marrë nga Klan Kosova, pretendohet se është gjiruar ne një QKMF në komunen e gjakoves se si një pacient ka regjistruar momente befasuese ndërsa kishte shkuar në QKMF në Gjakovë për analiza.
Në kushte anonimiteti, pacienti tha se po priste të kryente analiza shëndetësore, derisa siç dëgjohet në video, motrat medicinale shoqërohen me muzikë edhe dëgjohen duke kënduar këngë të një këngëtari kosovar./InLajmi/