Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po pret në takim kryetarët e të gjitha partive parlamentare.
Në takim po marrin pjesë kreu i PDK-së Kadri Veseli, Fatmir Limaj nga Nisma, Liburn Aliu, përfaqësues të 6+.
Të pranishëm në takimin që po mbahet në Kuvendin e Kosovës janë edhe përfaqësuesit e pakicave, me përjashtim të Listës Serbe.
Ky takim është i mbyllur për media, derisa në përfundim të tij pritet të ketë deklarime për media.