Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se do të pezullohen aktivitetet që nuk janë të lidhura me ushqimin ose farmaceutikët, Nga ana tjetër, siç shkruan Lapsi, Edi Rama tha se nuk është nevoja që njerëzit të shkojnë të furnizohen me bukë në furrat e bukës, pasi ato do të qëndrojnë të hapura.
”Edhe sot nuk është ndaluar aktiviteti prodhues në asnjë vend. Askund nuk ndalohet aktiviteti prodhues. Edhe fasonët mund të japin nga shtëpia”.
”Të pezullohen departamenrtet e prodhimit që nuk janë të nevojshëm. Nëse në një mjedis nuk respektohet distanca, duhen bërë shkurtime dhe të dezinfektohen vendet e punës. Kjo nuk do të thotë se ne po bëjmë një ndarje të klasës apo diskriminin. Nëse shmangim kontakte e grumbullime, e bëjmë se është e pamundur të funksionojë sistemi i sigurisë. Aty ku është e mundur që puna të bëhet ne distancë është gjëja më e mirë”, njofton Klan Kosova.
”Do të pezullohen aktivitetet që nuk janë të lidhura me ushqimin ose farmaceutikët. Nuk është e nevojshme dhe të marrin me radhë furrat e bukës dhe ti çojnë në shtëpi. Për marrjen e bukës dhe të medikamenteve do të lëvizet. Nesër furrrat e bukës dhe farmacitë do të jenë të hapura”, tha Rama.