Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar demonstratat e studentëve të vitit 1981.
Thaçi tha se këto demonstrata ishin pjesa më e dritur e rezistencës, shkruan InLajmi.
Kreu i shtetit theksoi se me këto demonstrata u shënua një kthesë e madhe në përshpejtimin e rënies së ish-Jugosllavisë.
Postimi i plotë i tij:
Para 39 viteve shpërtheu demonstrata fillestare e studentëve të Universitetit të Kosovës, që hapi kapitullin e Pranverës 1981, me kërkesën themelore për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të Republikës.
Demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës, e cila nuk u ndal asnjëherë për dy dekada me radhë, deri në arritjen e qëllimit final – çlirimin e vendit tonë dhe realizimin e pavarësisë.
Për gjeneratat e studentëve të viteve 80-a, për të rënët dhe pjesëmarrësit në demonstratat dhe protestat e atyre ditëve shprehim konsideratën më të lartë, me bindjen se shënuan kthesë të madhe në përshpejtimin e rënies së ish Jugosllavisë komuniste./InLajmi/