Arben Gashi, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që ta heqë taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina.
Për këtë vendim Gashi ka thënë se Kurti do të ketë mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan InLajmi.
“Tarifa duhet të hiqet dhe për këtë dakordohemi të gjithë. Edhe AAK që është kundër, do të në bashkohet në unifikimin e qëndrimit përballë Serbisë. Kërkojmë sa më parë që kryeministri Kurti ta heqë tarifën e plotë sa më parë. Ka mbështetjen e plotë të LDK’së”, ka thënë Gashi.
Ai ka bërë thirrje për lënie anash të inateve, dhe i ka dhënë kurajo Kurtit duke i thënë se se askush nuk do ta konsiderojë si frikacak për nënshtrim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës./InLajmi/.