Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava ka përciellë me vëmendje e ka përcjellë situatën e krijuar me përhapjen e pandemisë globale të korona virusit në shtetet përreth nesh, shkruan InLajmi.
Ternava thotë ka dashtë Zoti që deri më tash qytetarët tanë nuk janë prekur nga ky virus, por rreziku që edhe vendi ynë të preket nga ky virus, tashmë është real.
Myftiu Tërnava është lutur që ta ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e panikut dhe të njëjtën kohë të bëjnë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga infektimi me këtë virus.BIK thotë se e mbështesin të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga Corona virusi.
Tërnava ka thënë se BIK-u me kujdes do ta përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetaro-arsimore. Kërkojmë nga imamët tanë që ligjërata e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (max. 10 min.) dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi./InLajmi/