Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi ka dhënë opsionin që sipas tij do të jetë më pak i keq në marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.
Kelmendi, ka thënë se Kosovën e presin vendime të hidhura në raport me marrëveshjen finale.
Ai ka thënë se zgjedhje më e mirë do të ishte nëse Kosova na pranon me kufijtë aktual.në “Debat Plus” në RTV Dukagjini
“Zgjedhje e dytë më e dhimbshme për Kosovën do të ishte shkëmbimi i territoreve. Me këtë vendim do t’u kthehej siguria shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nëse ata do të mbeteshin jashtë territorit do të detyrohen t’i lëshojnë shtëpitë e tyre”.
Kelmendi thotë se shkëmbimi i territoreve do të ishte opsioni më i butë.
Ai thotë se asociacioni me kompetenca të jashtëzakonshme për komunat veriore do të ishte një zgjidhje shumë e keqe.
“Asociacioni do të ishte si një kancer që gjithë jetën do ta sanksiononte Kosovën”
Ish-deputeti thotë se për të gjitha opsionet amerikanët do të jenë në tavolinë.
“Amerikanët do ta determinojnë një zgjidhje që në fund të fundit do të jetë e hidhur për të dyja palët”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi