Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria i mori masat e duhura parandaluese lidhur me koronavirusin, përfshire mbylljen e shkollave, shkruan InLajmi.
Zv ministri Hoti ka deklaruar se me vendimin e sotëm kanë evituar rrezikun për 500 mijë persona (fëmijë, nxënës e studentë) që të ekspozohen ndaj rrezikut të marrjes dhe shpërndarjes së virusit
Hoti është lutur që të mos ketë panikë, “Nuk ka nevoje për panik pasi nuk ka asnjë rast te identifikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt./InLajmi/
Postimi i plotë:
Sot Qeveria i mori masat e nevojshme shtese parandaluese lidhur me COVID-19, perfshire mbylljen e shkollave. Me kete vendim evitojme rrezikun per 500 mije persona (femije, nxenes e studente) qe te ekspozohen ndaj rrezikut te marrjes dhe shperndarjes se virusit.
Nuk ka nevoje per panik pasi nuk ka asnje rast te identidikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt.